Ekspertët/ Skandalet e fundit në drejtësi po e shkatërrojnë edhe më shumë besimin e ulët tek qytetarët

nga Xh M

Shkup, 16 gusht – Arrestimet, marrëveshjet për pranimin e fajësisë, pranimet e ryshfeteve, gjyqtarët dhe prokurorët e përfshirë në çështje korruptive – skandalet që tronditin gjyqësorin kërcënojnë seriozisht nivelin e ulët të besimit në gjyqësor. Marrëveshja e Memetit, pranimi i fajit të Gjorgjievit hedhin një njollë shtesë mbi ata që duhet të garantojnë të drejtën, mendojnë ekspertët.

Dhe në kushte të tilla, kur rastet kur gjyqtarët dhe prokurorët shpërdorojnë detyrën bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe BE-ja kërkon reforma, ideja e shpërndarjes së Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë arsyetohet gjithnjë e më shumë, sipas ekspertëve. Por theksojnë, vetëm në rastet kur ekzekutivi nuk do të ndërhyjë në pushtetin gjyqësor.

Nga ana tjetër, komuniteti ndërkombëtar këmbëngul për reforma në sistemin gjyqësor, por jo për shpërbërjen e institucioneve. Ata paralajmërojnë se duhet të ndiqen rekomandimet e misionit vlerësues që ka skanuar punën e sistemit të drejtësisë maqedonase dhe ka dhënë udhëzime se si të rritet besimi nga 2 për qind…

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More