Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse, rritje me 37,3%

nga D. V.

Eksportet e grupit të mineraleve dhe lëndëve djegëse shënuan një rritje të ndjeshme prej 37,3% gjatë 8-mujorit të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në vlerë, ato arritën 75,7 miliardë lekë, kundrejt 55,2 miliardë lekëve të regjistruara në periudhën janar-shtator 2024.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave, sasia më e madhe e eksporteve të këtij grupi ka pasur si destinacion Kosovën. Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse drejt Kosovës gjatë periudhës janar-gusht arritën në 34,7 miliardë lekë.

Megjithatë, edhe pse Shqipëria është një vend i pasur me minerale, vlera e shtuar që krijohet nga këto eksportet mbetet e ulët. Kjo ndodh për shkak se nuk kemi ende një ekonomi në cikël të mbyllur, ku mineralet nxirren, përpunohen dhe pastaj eksportohen.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More