Ekzekutohen pagat me rritje në sektorin publik

nga D V

Janë ekzekutuar pagat në sektorin publik me rritje.

Kështu ka njoftuar ministri i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se ekzekutimi është bërë me rritje.

“Pagat në sektorin publik që paguhen nga buxheti i shtetit, sot janë ekzekutuar me rritje. Ashtu siç e patëm prezantuar në tetor të vitit të kaluar bashkë me Kryeministrin Kurti, rritja e pagave do të bëhet për të gjithë duke e shtuar një njësi koeficienti, apo 110 euro shtesë. Rritja bëhet në dy faza, ku faza e parë me 55 euro rritje e pagës bruto fillon së aplikuari në muajin janar – pra sot”, ka njoftuar ministri

Tutje, ministri ka shkruar se ” faza e dytë e rritjes me 55 euro tjera bëhet në muajin korrik, për ta kompletuar kështu rritjen prej 110 euro bruto për të gjithë pagëmarrësit e buxhetit”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More