Elisa Spiropali e shoqëruar nga ambasasori Meidani priten nga Kasami: Kur Shqipëria dhe shqiptarët ecin së bashku, e ardhmja bëhet më e sigurt

nga D. V.

Shkup, 23 dhjetor – Bilall Kasami sot në Komunën e Tetovës e ka pritur në takim ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali e cila vizitoi Tetovën e shoqëruar nga ambasadori Denion Meidani.

Kasami thotë se kjo vizitë e Spiropalit bart frymën e një kombi që nuk ndahet me kufij, por bashkohet me gjuhë, histori dhe përgjegjësi të përbashkët.

“Së bashku me zv.kryetarin Albi Qamili dhe deputeten Kaltrina Beqiri, kishim kënaqësinë të mirëpresim Ministren për Evropë dhe të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, të shoqëruar nga Ambasadori Denion Meidani”.

“Kjo vizitë bart frymën e një kombi që nuk ndahet me kufij, por bashkohet me gjuhë, histori dhe përgjegjësi të përbashkët. Fqinjësia e mirë, kujdesi institucional për shqiptarët këtu dhe rruga jonë e përbashkët drejt Bashkimit Evropian janë dëshmi se kur Shqipëria dhe shqiptarët ecin së bashku, e ardhmja bëhet më e sigurt”, ka shkruar Kasami në Facebook.

Gjithashtu në fund thotë se Tetova mbetet urë bashkëpunimi dhe dinjiteti kombëtar.

https://www.facebook.com/watch/?v=1171292855118458

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More