Enti Shtetëror i Revizionit: Ka parregullësi në Agjencinë për Punësim

nga Xh M

Shkup, 18 qershor – Pothuajse gjysma e shpenzimeve të Agjencisë së punësimit u përdorën për kompensim monetar të të papunëve dhe për masa aktive punësimi. Revizorët shtetërorë kanë konstatuar se për këtë qëllim në vitin 2022 janë paguar 2.8 miliardë denarë dhe shprehin mendim të pafavorshëm për objektivitetin e raporteve financiare dhe për harmonizimin me rregulloret ligjore, udhëzimet dhe politikat e përcaktuara. Për kompensim në të holla janë paguar pothuajse 43 për qind prej të hollave nga shpenzimet e përgjithshme.

Nga revizioni u konstatua se në disa nga rastet e analizuara dokumentacioni është i paplotë dhe një pjesë e dokumentacionit sigurohet ose përgatitet pas skadimit të afatit të përcaktuar ligjor. Në disa raste personat përgjegjës nuk kanë kontrolluar dhe aprovuar profaturat dhe faturat e dorëzuara lidhur me furnizimet.

“Kemi vërtetuar lëshime tek kontrollet e parapara sipas udhëzimeve operative, si dhe veprim të ndryshëm nga Qendrat e punësimit. Te disa qendra ka pasur pagesa pa kompletim të dokumentacionit të nevojshëm, siç janë procesverbale nga kontrollet e kryera, por nuk ka pasur dëshmi se është realizuar kjo nga personat përgjegjës.”, – theksoi ndihmësja e Revizorit Shtetëror, Dobrinka Veskovska.

Për subvencionimin e pagave, punësimit dhe rritjes së subjekteve juridike dhe praktikave, nuk janë bërë listat e renditjes për miratimin e fondeve, por aplikimet janë miratuar sipas parimit: kush vjen i pari, shërbehet. Fondet janë ndarë në mënyrë të papërshtatshme edhe për rajonet planifikuese. Të dobëta kanë qenë edhe kontrollet për përdorimin e fondeve për masa aktive të punësimit. Revizioni ka konstatuar parregullsi edhe në punën administrative të agjencisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More