Mucunski për vizitë pune në SHBA, do të marrë pjesë në Asamblenë e përgjithshme të KB-së

nga D. V.

Shkup, 17 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski nga data 17 deri më 26 shtator do të qëndrojë për vizitë pune në SHBA. Shefi i diplomacisë në Uashington do të takohet me përfaqësues të shquar amerikan dhe do të marrë pjesë në Asamblenë e përgjithshme të 80-të të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Në Uashington, Mucunski do të takohet me përfaqësues të lartë të Departamentit të shtetit, me ç’rast do të bisedohet për avancimin e dialogut politik, bashkëpunimin tregtar dhe progresin e partneritetit strategjik. Do të marrë pjesë edhe në tryezën e rrumbullakët të Asociacionit afarist amerikano-qendror evropian, ndërsa janë planifikuar edhe takime me kongresmenë dhe senatorë. Me rastin e Ditës së pavarësisë dhe 30-të vjetorit të marrëdhënieve diplomatike, ministri do të mbajë fjalim në një ngjarje me diasporën e Maqedonisë në rajonin e Uashingtonit.

Ministri do të jetë pjesë e delegacionit shtetëror të Maqedonisë i cili do të marrë pjesë në Asamblenë e përgjithshme të 80-të të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, të udhëhequr nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Tema e sesionit të sivjetëm është “Më mirë së bashku, 80 vjet dhe më shumë për paqe, zhvillim dhe të drejta të njeriut”.

Gjatë javës së lartë të Asamblesë së përgjithshme, ministri Mucunski do të realizojë takime të shumta dypalëshe me homologë nga vendet evropiane dhe jashtë evropiane, si dhe me përfaqësues të  A5,  PBEJL, CEI, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrjetit joformal për mbështetje të MKS. Ai do të marrë pjesë edhe në mbrëmjet transatlantike në organizim të sekretarit shtetëror të SHBA-së, Marko Rubio, si dhe në takime të biznesit të lidhura me tregtinë e jashtme dhe investimet e huaja.

Nga axhenda multilaterale e KB-së, ministri do të mbajë fjalim në disa ngjarje, mes të cilave: Samitin e parë dyvjeçar mbi një ekonomi globale të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe rezistente; një tryezë e rrumbullakët mbi “Evropën dhe SHBA-në në kohë fragmentimi ekonomik global”; dhe një debat i nivelit të lartë i Këshillit të Sigurimit të KB-së mbi “Inteligjencën Artificiale dhe Paqen dhe Sigurinë Ndërkombëtare”. Gjithashtu, do të organizojë një mëngjes pune me vendet anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane.

Para fillimit të programit zyrtar në Nju Jork, ministri do të vizitojë festivalin e ushqimit në Kishën Maqedonase “Shën Cirili dhe Metodi” në Nju Xhersi, si dhe kishën e Maqedonisë “Shën Klementi i Ohrit”, ku do të takohet me diasporën e Maqedonisë nga rajoni i Nju Jorkut dhe Nju Xhersit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More