Erdoğan: Turqia dhe Gjeorgjia do të punojë “krah për krah” për bashkëpunim rajonal dhe paqe

nga L. M
Stamboll

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, pas takimit me homologun e tij gjeorgjian, Mikheil Kavelashvili, ka deklaruar se Turqia dhe Gjeorgjia do të vazhdojnë të punojnë “krah për krah” për bashkëpunim rajonal, paqe dhe zhvillim, raporton Anadolu.

Erdoğan theksoi rëndësinë strategjike të Hekurudhës Baku-Tbilisi-Kars, duke e quajtur atë “shtyllë kurrizore të Korridorit të Mesëm”, teksa ajo fillon të funksionojë me kapacitet të plotë.

Presidenti turk theksoi se vëllimi i tregtisë dypalëshe vitet e fundit ka tejkaluar 3 miliardë dollarë.

“Ne po ecim vazhdimisht drejt qëllimit tonë të ri prej 5 miliardë dollarësh”, theksoi ai.

Presidenti Kavelashvili qëndron në një vizitë zyrtare dy-ditore në Turqi.

Presidenti Erdoğan e priti presidentin Kavelashvili me një ceremoni zyrtare në kryeqytetin Ankara dhe është planifikuar të shtrohet një darkë zyrtare në nder të tij më vonë gjatë ditës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More