Erërat e forta gjatë mbrëmjes, Komuna e Prishtinës: Janë shkaktuar dëme të lehta materiale

nga D. V.

Si shkak i erërave gjatë mbrëmjes, raportohet për disa dëme në Prishtinë. Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Komunës së Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes, sidomos gjatë lëvizjes në hapësira të hapura dhe pranë objekteve apo strukturave të paqëndrueshme.

Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës

Të dashur qytetarë,

Ju njoftojmë se, si pasojë e erërave të forta që kanë qenë prezente gjatë mbrëmjes , janë shkaktuar dëme të lehta materiale . Ekipet e Zjarrfikësve të Kryeqytetit janë në terren dhe po vazhdojnë angazhimin e tyre, duke mbuluar edhe Komunën e Fushë Kosovës .

Ju ftojmë për kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë lëvizjes në hapësira të hapura dhe pranë objekteve apo strukturave të paqëndrueshme.

Në raste emergjente, kontaktoni numrat:

0800 122 44 | 0800

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca  e Kryeqytetit do të jetë në gatishmëri të vazhdueshme dhe qytetarët do të njoftohen për çdo zhvillim të ri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More