Erion Braçe pas incidentit: Tentativë kriminale për të penguar socialistët në votim

nga Xh M

Erion Braçe, është prononcuar për mediat, pas incidentit në ‘zyrën elektorale’, ku patronazhistët ikën me vrap para se të vinte policia.

Braçe tha se personat brenda zyrës ishin shokët e tij dhe se ambientet janë kontrolluar cep më cep.

“E gjitha kjo është një përpjekje e një bande kriminale, që është shfaqur edhe pardje, edhe dje, edhe sot në gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës, që ka tentuar të mbyllë socialistët në shtëpi, që të mos lejojë aktivitet electoral.

Ishte vetë aty brenda Këlliçi ku u këqyr vendngjarja. E pyeta nëse i kam prekur qoftë edhe një votë të vetme ose nëse i kam blerë votë, jo tha, s’kam asnjë gjë për ty.

Belindi prerendonte se kishte lekë këtu brenda. Pas 60 ditësh e gjeni në KQZ. Ju nuk jeni interesuar për 6 milionë euro dhe jeni interesuar për një zyrë pune pas 60 ditësh në KQZ.

Janë të gjithë shokët e mi. E gjitha kjo është një përpjekje e një bande kriminale, që është shfaqur edhe pardje, edhe dje, edhe sot në gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës, që ka tentuar të mbyllë socialistët në shtëpi, që të mos lejojë aktivitet elektoral. Padijenia është gjë e rëndë shumë. Sot është ditë e diel s’ka punonjës shteti”, tha Braçe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More