Erkan Arifi shpall fitore në Likovë

nga Redaksia

Likovë, 19 tetor – Erkan Arifi, kandidati i koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim në Likovë, ka shpallur fitoren e zgjedhjeve lokale.

Sipas tij fitorja ështe e thellë me një diferencë prej 3000 votave.

Reagimi i plotë:
” 6655 VOTA VETËM NE – AKI – ERKAN ARIFI , GJITHË TJERËT 3871, MË MIRË NUK KA , PO KJO FITORE NUK ËSHTË E IMJA, POR MË SHUMË E JUAJA VËLLEZËR E MOTRA”
Fitore kaq të madhe e kemi pritur, mirëpo e dija se popullata e jonë gjithmon rreshtohet pas të mirës.
Ky rezultat dhe ky besim i juaj plebishitar, më detyron mua që me përgjegjësinë më të madhe sikurse deri më tani të vazhdoj edhe gjatë mandatit të tretë bashkë me ju, me çka komunën tonë do ta bëjm edhe më të mirë në çdo sferë.
Falemenderim nga zemra deri tek të gjithë aktivistët, po edhe të tjerët pa dallim, për kontributin që keni dhën, pasi keni punu me tërë energjinë tuaj duke dhën gjithçka nga vetja që ne të dalim sa më të fuqishëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More