Është grabitur automobili i një shtetasi bullgar në Shkup, dyshohen dy bashkëpunëtorë

nga Redaksia

Shkup, 19 janar – Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër dy personave të moshës 22 dhe 30 vjeçare, të cilët dyshohet se kanë kryer bashkërisht – Vjedhje të rëndë, vepër e dënueshme nga neni 236 paragrafi 1 pika 1 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal.

Siç kumtoi sot Prokuroria, më 10 janar, në një parking në bulevardin “Ilindenska”, dy personat me një send të fortë kanë thyer xhamin e pasëm të një automobili të parkuar me targa bullgare. Ndërkohë që njëri ka hyrë në automobil nga vrima, tjetri është kujdesur të mos hasë njeri.

“Nga automobili në pronësi të një kompanie bullgare, i drejtuar nga një shtetas bullgar, dy të dyshuarit kanë vjedhur një çantë me laptop, 12.000 euro dhe sende të tjera, pas së cilës janë larguar me automobilin e tyre”, theksohet në kumtesën.

Prokurori publik kompetent parashtroi propozim në Gjykatën Themelore Penale në Shkup me të cilin kërkon që të dy të dyshuarit gjatë procedurës të sigurohen me masën e kujdesit – ndalim për t’u larguar nga vendbanimi/vendqëndrimi, sekuestrim i përkohshëm i dokumenteve të udhëtimit dhe detyrim të paraqiten te një person zyrtar i caktuar në Gjykatë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More