Është kryer inspektimi në vendin e aksidentit ku mbrëmë humën jetën tre persona

nga Xh M

Gostivar, 19 prill – Është kryer kontrolli në vendin e aksidentit të komunikacionit që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Kërçovë – Gostivar, ku kanë humbur jetën tre persona dhe tetë janë lënduar.

Prokuroria Publike e Shtetit sot në mëngjes ka njoftuar se nga vendi i aksidentit janë grumbulluar gjurmë që do t’i nënshtrohen analizës mjeko-ligjore, ndërsa trupat e të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion dhe është lëshuar urdhër për testim për praninë e mundshme të alkoolit apo substancave tjera te të lënduarit.

“Me udhëzimet e prokurorit publik vazhdojnë të ndërmerren veprime të tjera”, njofton Prokuroria Publike.

Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur në mes të Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol dhe ishin të përfshira tri vetura.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More