Tetovë, 22 maj – Kryeministri Hristian Mickoski me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski morën pjesë në inaugurimin e rrugës që e lidhë fshatin Pallaticë me udhëkryqin e aksit Tetovë-Trebosh në Komunën e Zhelinës. Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu informoi se bëhet fjalë për aksin prej 1,5 kilometra për çka janë shpenzuar 20 milionë denarë nga buxheti shtetëror dhe shtatë milionë denarë nga komuna e tij.
“Kjo nuk është vetëm rrugë, ky është kthim i dinjitetit të qytetarëve të cilët kanë pritur me dekada. Kjo është përmbushje e premtimit të dhënë dhe pagesë e borxhit institucional përmes punës konkrete. Sot me ne është edhe kryetari i Qeverisë, dëshmi e qartë se së bashku në nivel lokal dhe qendror jemi të vendosur ta lëvizim zhvillimin përpara. Jo me fjalë, por me vepra punojmë çdo ditë në çdo pjesë të komunës sonë t’i japim fund harresës, izolimit dhe padrejtësisë”, theksoi Sejdiu.
Ministri Perinski tha se me këtë realizohen premtimet e Qeverisë, ndërkaq paralajmëroi akoma projekte në Zhelinë.
Kryeministri Mickoski theksoi se detyra jonë si Qeveri është të sigurojmë kushte të barabarta dhe të drejta për zhvillimin e të gjitha pjesëve të territorit të shtetit, pa marrë parasysh nëse atje jetojnë maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vllehë, serbë, boshnjakë apo të tjerë.
“Nuk ka ndarje, zhvillohemi në mënyrë të barabartë kudo dhe do të investojmë gjithkund në mënyrë të barabartë. Derisa unë jam kryeministër, garantoj zhvillim të barabartë për çdo metër katror të territorit të Maqedonisë”, theksoi Hristian Mickoski.
Në pyetjen e gazetarëve se sa rritet zhvillimi i komunave kur filluan projektet për ta, Mickoski me përgjigje se ka statistikë të përgjithshme për nivel shtetëror.
“Vlerësoj se jo rastësisht janë të rëndësishme ato kërcime në ekonomi me të cilat janë të pestët në Evropë me 3,2 për qind, 3%, ndërsa taai pres për tremujorin e parë të këtij viti të vijmë edhe deri në katër për qind. Nuk do të befasohesha nëse jemi mes 3,5 dhe katër për qind me çka do të jemi ndër të parët me ekonomi më të shpejtë rritëse në Evropë. Kjo do të thotë se si Qeveri gjatë pothuajse një viti të kalaur e ndalëm rënien e lirë e konsoliduam shtetin dhe kthyem me investime. Vetëm me investime përmes projekteve të këtilla reale, rrugë, asfalt, sisteme të furnizimit me ujë, kanalizime qytetarët mund të kenë jetë më të mirë dhe më cilësore”, theksoi Mickoski.
Ai njëherit, në përjgigje të pyetjes së gazetarëve si dhe nëse po ndiqet eksporti i produkteve bujqësore lidhur me Pollogun, informoi se Qeveria, në bujqësi investon jashtëzakonisht shumë, me ç’rast u kthyen edhe borxhet e vjetra dhe vëerësoi se është bërë hap i madh përpara, me atë që në tremujorin e parë të vitit pothuajse për 5% është rritur eksporti i produkteve bujqësore.