Fetai: Marrëveshja me SHBA sjell më shumë mundësi për bizneset tona

nga D. V.

Shkup, 13 shkurt – Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, përmes një postimi në Facebook njoftoi se është dakorduar deklarata e përbashkët dhe korniza për Marrëveshjen për tregti reciproke, të drejtë dhe të balancuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot shënojmë një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dakordimi i deklaratës së përbashkët dhe kornizës për Marrëveshjen për tregti reciproke, të drejtë dhe të balancuar është dëshmi e qeverisjes së përgjegjshme, transparente dhe të orientuar drejt rezultateve”, ka shkruar Fetai.

Ai theksoi se kjo marrëveshje nënkupton më shumë mundësi për bizneset vendore, qasje më të madhe në tregun amerikan dhe përfitime konkrete për shtetin. “Si Zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë, mbetem i përkushtuar që proceset t’i udhëheqim me integritet, koordinim institucional dhe fokus të qartë në interesin publik”, ka përfunduar Fetai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More