Është nënshkruar Memorandum për bashkëpunim me Drejtorinë për ekzekutimin e sanksioneve

nga D. V.

Shkup, 9 shtator – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, sot nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me U.D drejtor të Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov.

Qëllimi i Memorandumit për bashkëpunim është të vendoset bashkëpunim i vazhdueshëm ndërmjet dy institucioneve për sigurimin e tokës bujqësore në pronësi shtetërore, që do të përdoret për kryerjen e veprimtarive bujqësore nga departamentet ekonomiko-instruktive, të formuara në kuadër të sektorëve për risocializim brenda institucioneve ndëshkimore-korrektuese.

Kjo iniciativë paraqet një hap të rëndësishëm në procesin e risocializimit dhe trajnimit profesional të personave të dënuar, duke u mundësuar atyre të fitojnë aftësi praktike në bujqësi.

Bashkëpunimi do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve për risocializim dhe përgatitjen e të dënuarve për rikthim të suksesshëm në shoqëri pas vuajtjes së dënimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More