Tripunovski në takim me Masimiliano Paoluçi, drejtorin e Bankës Botërore në Maqedoni

nga D V

Shkup, 4 korrik – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot mbajti takim pune me Masimiliano Paoluçi, drejtorin e Bankës Botërore në Maqedoni dhe dr. Teklu Tesjafe ekonomit i lartë për bujqësi në zyrën e Bankës Botërore në Maqedoni.

Biseduam për projektin “Modernizim i bujqësisë” i cili financohet nga Banka Botërore, më njoftuan për statusin e zbatimit dhe rrjedhës së aktiviteteve si dhe për ngecjen me të cilën janë përballur gjatë realizimit të projektit, deklaroi Tripunovski.

Të dyja palët shprehën gatishmëri për bashkëpunimin e mëtutjeshëm të suksesshëm me qëllim të realizimit të aktiviteteve të planifikuara, por edhe fillimin e aktiviteteve të përbashkëta të projekteve.

Unë do të bëj çmos që të ndihmoj në zbatimin e projektit “Modernizimi i bujqësisë” dhe i njëjti të finalizohet sa më shpejtë sepse bujqit vendorë meritojnë kushte moderne dhe cilësore për punë, përfundoi Tripunovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More