Është publikuar thirrja publike për furnizimin e 120 autobusëve ekologjikë

nga Xh M

Shkup, 19 qershor – Është publikuar thirrja publike për furnizimin e 120 autobusëve ekologjikë prej të cilëve 80 do të dedikohen për Qytetin e Shkupit, njoftoi sonte zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Dyzetë autobusët e tjerë do të shpërndahen sipas fizibilitetit ekonomik dhe nevojave reale të çdonjërës nga njësitë e vetëqeverisjes lokale.

Në intervistë për televizionin Kanal 5, Nikolloski tha se thirrja është publikuar para dy ditëve dhe se autobusët ekologjikë janë një nga gjërat kyçe të cilat i nevojiten kryeqytetit që të ulet ndotja e ajrit.

Përveç autobusëve ekologjikë, për uljen e ndotjes së ajrit në Shkup, sipas Nikolloskit, nevojitet edhe tren urban dhe tramvaj.

Vendimi për furnizimin e autobusëve ekologjikë kaloi në mbledhje të qeverisë në prill të këtij viti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More