Është rritur numri i të sëmurëve me Covid-19

nga Xh M

Shkup, 20 gusht – Komisioni për Sëmundjet Infektive në mbledhjen e fundit konstatoi se ka pasur rritje të rasteve pozitive me Kovid-19 në krahasim me javën e kaluar, dhe me këtë rast i rikujton qytetarët që të respektojnë masat e përgjithshme për parandalimin e infeksioneve respiratore, njoftuan pasdite nga Ministria e Ekonomisë.

“Të shmangen grupimet dhe qëndrimin e zgjatur në dhoma të mbyllura, ajrosjen e rregullt të dhomave, larjen më të shpeshtë të duarve dhe shmangien e kontaktit të ngushtë me personat e sëmurë”, theksohet në kumtesë.

Nga Ministria theksjnë se vaksinimi është mënyra më efektive për të mbrojtur kundër një forme të rëndë të sëmundjes.

“Në takim, komisioni rikonfirmoi rekomandimin se testimi për Covid nuk është kusht për pranim në një institucion shëndetësor. Për Kovid duhet të testohet vetëm sipas indikacioneve, pra nëse pacienti ka simptoma karakteristike të Kovidit”, theksohet në kumtesë.

Komisioni thekson se pacientët duhet të trajtohen për sëmundjen themelore në institucionin e duhur shëndetësor, edhe nëse janë KOVID pozitiv, institucioni shëndetësor duhet të sigurojë kushte për të minimizuar rrezikun e përhapjes së sëmundjes tek pacientët dhe stafi mjekësor duke i izoluar nga pacientët pozitivë.

Komisioni për Sëmundjet Infektive monitoron nga afër situatën dhe në varësi të ndryshimeve do të nxjerrë rekomandimet e duhura.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More