Është rritur numri i të sëmurëve me grip, janë konfirmuar 1.878 raste të reja

nga Xh M

Shkup, 31 janar – Numri i të sëmurëve me grip po rritet. Sipas raportit të fundit javor të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) në javën e katërt të vitit 2025, janë konfirmuar 1.878 raste të reja me grip dhe sëmundje të ngjashme me gripin, që është 33 përqind më shumë krahasuar me javën e kaluar.

Numri më i madh i pacientëve të rinj janë në Shkup 581, Kavadar 219, në Kumanovë 167 pacientë për një javë, në Strumicë 162, në Shtip 106, ndërsa në qytetet tjera numri i të sëmurëve është më i vogël ose i barabartë me njëqind.

Numri më i madh i pacientëve, 1.066, janë të moshës 15 deri në 64 vjeç. Janë 349 fëmijë nga mosha pesë deri në 14 vjeç, ndërsa 325 nga të sapo infektuarit janë fëmijë nën moshën katër vjeç. Rritet edhe numri i vizitave ambulatore në klinikën për sëmundje të frymëmarrjes tek fëmijët në Kozle.

Kujtojmë se sipas autoriteteve, kulmi i të sëmurëve pritet në mesin e muajit shkurt. Fillimi i gjysmë-vjetorit të dytë për nxënësit dhe shoqërimi në ambiente të mbyllura për shkak të temperaturave të ulëta janë disa nga faktorët që mund të kontribuojnë në rritjen e numrit të të sëmurëve me grip.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More