Është sjellë vendimi për pagesë të të gjitha rrogave të mbetura për të punësuarit në Pyjet nacionale

nga Xh M

Shkup, 20 gusht – Qeveria në mbledhjen e sotme të 13-të solli vendim në pajtim me ribalancin e miratuar të Buxhetit t’u paguhen të gjitha rrogat e mbetura të punësuarve në Pyjet nacionale, me çka, siç informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, zgjidhet problemi i 2.000 të punësuarve në Pyjet nacionale.

Në mbledhje, Qeveria solli disa vendime dhe zgjidhje, mes të cilave edhe për përpunimin e dokumentacionit projektues për ndërtim të qarkores në Kavadar, zbatimin e procedurës për ndarje të marrëveshjes për vendosje të Partneritetit publiko-privat për ndërtim të garazhave montuese në Qendrën klinike universitare – Kompleksi i klinikave “Nëna Terezë” Shkup dhe disa zgjidhje kadrovike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More