Eurodeputetët grekë kërkojnë që “Republika e Maqedonisë së Veriut” të zëvendësohet me “Shkup” në dokumentet zyrtare të BE-së!

nga D. V.

Shkup, 25 qershor – Një veprim befasues, por pak i vërejtur nga publiku rajonal, ka ndodhur në Parlamentin Evropian: eurodeputetët grekë Emanuil Fragkos dhe Galatia Alexandraki, që në amandamentin e parë të një raporti zyrtar, kanë kërkuar që termi “Republika e Maqedonisë së Veriut” të zëvendësohet me “Shkup”.

Ky qëndrim vjen nga përfaqësues të shtetit grek – vendi që në vitin 2018 nënshkroi Marrëveshjen e Prespës, përmes së cilës u arrit pajtimi për ndryshimin e emrit në “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Megjithatë, duket se edhe emri i ri kushtetues nuk është i pranueshëm për një pjesë të elitës politike greke, të cilët tani preferojnë që vendi të identifikohet vetëm me emrin e kryeqytetit – Shkup.

Kjo përpjekje kaloi pothuajse pa reagim, si në Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe në Bullgari dhe Greqi, ndonëse përbën një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj frymës dhe zbatimit të Marrëveshjes së Prespës.

Sipas autorit të artikullit në Tribuna.mk, ky është realiteti i politikës ndërkombëtare: retorika në zyrat e Brukselit nuk përputhet me ndjeshmëritë e Ballkanit, ndërsa elitat vendore vazhdojnë të heshtin për çështje thelbësore të identitetit dhe sovranitetit.(INA)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More