Eurodeputetja greke: Gjuha në Shkup është dialekt bullgar, unë jam maqedonase e vërtetë!

nga D. V.

Shkup, 9 korrik  – Eurodeputetja greke Afroditi Latinopuli deklaroi se ajo është një “maqedonase e vërtetë krenare”, dhe jo “e rreme si banorët e Shkupit”.

Ajo mbështeti qëndrimet bullgare për identitetin dhe gjuhën maqedonase, duke thënë se anëtarësimi i vendit në BE “nuk do të ndodhë as në ëndërr”.

“Sot do të flas si maqedonase, sepse jam krenare që jam maqedonase, e vërtetë, dhe jo e rreme si banorët e Shkupit. Ata turpërohen të thonë se çfarë janë. Kemi arritur në një pikë ku nderin e Maqedonisë dhe Greqisë po e mbrojnë bullgarët. Reagimi i tyre është i drejtë, sepse ata e dinë se gjuha aktuale në Shkup është një dialekt bullgar dhe kombësia e tyre është bullgare. Nëse dëshironi paqe dhe marrëdhënie të mira në Ballkan, historia duhet të rishkruhet, përndryshe integrimi në BE nuk do të ndodhë as në ëndrrat e tyre. Maqedonia është një dhe ajo është greke”, deklaroi Latinopuli.

Votimi në Parlamentin Evropian për Raportin për Maqedoninë do të mbahet sot.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More