Evis Berberi mbetet në burg, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin

nga D V

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e paraqitur nga ish kreu i Autoritetit Rrugor ARRSH Evis Berberi, lidhur me vendimin e Apelit të Posaçëm për masën e sigurisë.

Rekursi u shqyrtua këtë të enjte në dhomë këshillimi nga treshja e gjyqtarëve Ilir Panda, Medi Bici dhe Albana Boksi.

Gazetari i News24, Igli Ccelmeta, bëri të ditur se Berberi ka bërë disa herë kërkesë për zbutje të masës së sigurisë, kërkesë që është rrëzuar nga GJKKO dhe nga Apeli si dhe nga Gjykata e Lartë.

Ish kreu i ARRSH mbahet në qelinë e paraburgimit që prej datës 16 mars të këtij viti. Bashkë me të në pranga u vendos edhe Valter Begaj edhe Ervis Lami.

Ky i fundit u la i lirë pak kohë më parë nga shkalla e parë, por Apeli i Posaçëm e riktheu sërish në qeli, pas ankimimit të vendimit të GJKKO nga Prokuroria e Posaçme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More