Evropa përgjigjet pasi Putini e sfidoi me luftë

nga D. V.

Zyrtarët ukrainas dhe evropianë akuzuan sot presidentin rus Vladimir Putin se ka shfaqur interes të rremë në përpjekjet për paqe, pas pesë orë bisedimesh me të dërguarit e SHBA-së në Moskë – të cilat nuk dhanë asnjë shenjë progresi, megjithëse negociatat pritet të vazhdojnë, sipas AP.

“Udhëheqësi rus duhet t’i japë fund mburrjeve dhe gjakderdhjes dhe të ulet në tryezën e bisedimeve dhe të mbështesë paqen e drejtë dhe të qëndrueshme”, tha sekretarja e Jashtme e Britanise së Madhe, Yvette Cooper.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, i kërkoi presidentit Putin të ndalonte së humburi kohën e botës.

Deklaratat pasqyrojnë tensionet e larta dhe hendekun mes Rusisë nga njëra anë dhe Ukrainës dhe aleatëve të saj evropianë nga ana tjetër, mbi mënyrën e përfundimit të një lufte që Moska e filloi kur pushtoi fqinjin e saj gati katër vjet më parë.

Një ditë më parë, presidenti rus, Putin akuzoi evropianët për sabotimin e përpjekjeve paqësore të udhëhequra nga SHBA-ja – dhe paralajmëroi se, në rast se Rusia provokohej, ajo do të jetë gati për luftë me Evropën.

Që kur Moska pushtoi Ukrainën në vitin 2022, qeveritë evropiane, së bashku me SHBA-në, kanë shpenzuar miliarda dollarë për të mbështetur Kievin financiarisht dhe ushtarakisht.

Megjithatë, nën drejtimin e presidentit amerikan, Donald Trump, SHBA-ja ka zbutur mbështetjen e tyre – dhe në vend të kësaj ka bërë përpjekje për t’i dhënë fund luftës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More