Kremlini: Putini pranoi disa propozime amerikane për Ukrainën

nga D. V.

Kremlini njoftoi sot se presidenti rus, Vladimir Putin kishte pranuar disa propozime të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe kishte hedhur poshtë disa pika të tjera të planit të paqes, sipas “Reuters”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha gjithashtu, se Rusia ishte gati të takohej me negociatorët amerikanë për të arritur një marrëveshje.

Deklarata e Peskov erdhi pas bisedimeve dje në Moskë midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe të dërguarit të posaçëm të presidentit të SHBA-së Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndrit të tij, Jared Kushner.

Peskov u tha gazetarëve se do të ishte gabim të thuhej se presidenti rus, Putin kishte hedhur poshtë propozimet e SHBA-së, duke vënë në dukje se takimi ishte shkëmbimi i parë ballë për ballë i opinioneve mbi propozimet.

“Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar disa nga propozimet dhe ka kundërshtuar disa pika të tjera – në një proces normal negociatash”, theksoi Peskov.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More