Fajon: Është gjeostrategjikisht e nevojshme të ndihmohen kandidatët nga Ballkani Perëndimor në rrugën drejt BE

nga Xh M

Luksemburg, 14 prill – Kryediplomatja sllovene, Tanja Fajon, ka thënë se sot në takim jozyrtar me ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor është arritur një marrëveshje se është gjeostrategjikisht e nevojshme të ndihmohen kandidatët nga rajoni në rrugën e tyre drejt BE-së deri në vitin 2030.

“Të gjithë ramë dakord rreth tryezës se është një domosdoshmëri gjeostrategjike për të ndihmuar vendet në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian deri në vitin 2030”, tha Fajon rreth darkës më kryediplomatët nga Ballkani Perëndimor që u mbajt të dielën në Luksemburg, e organizuar nga shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kalas.

Fajon sot pas mbërritjes në takimin e Këshillit të BE-së për Punë të Jashtme në Luksemburg deklaroi se gjatë kësaj darke është edhe folur për situatën politike në Serbi me krerët e diplomacisë nga rajoni.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More