Familja e Ilaria Sulës kërkon drejtësi: Të dënohet me burg përjetë krimineli

nga D. V.

Familja e Ilaria Sulës, shqiptarja e cila u vra nga ish-i dashuri i saj, filipinasi Mark Samson në Itali ka kërkuar dënim të ashpër për autorin e krimit.

Prindërit dhe vëllai i 22-vjeçares kanë folur për mediat italiane, duke kërkuar që Samson të dënohet me burgim të përjetshëm për krimin e rëndë.

Ata kanë theksuar se vrasësi nuk mund të shkojë pa u ndëshkuar dhe kërkojnë që drejtësia të japë një përgjigje të fortë për aktin e tij barbar.

Babai i Ilaria Sula, gjatë intervistës tha se vajza e tij ishte një studente e shkëlqyer dhe kishte shumë ëndrra dhe aspirata për të ardhmen, por ajo e humbi jetën në një mënyrë tragjike. Ai e përshkroi Ilarian si një vajzë që kishte arritur shumë dhe që priste të merrte titullin e diplomës në fushën e statistikave financiare këtë vit.

Familja e Ilaria gjithashtu ka shprehur zemërimin për nënën e Mark Samsonit, e cila, sipas tyre, e ndihmoi të fshehë krimin dhe nuk i kërkoi ndihmë autoriteteve. Ata kërkojnë që ajo të mbahet përgjegjëse për ndihmën e ofruar në fshehjen e krimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More