Familja Gjoreci nga Kondova mbetet pa shtëpi/ Shtëpia e vjetër u dëmtua edhe më shumë nga stuhitë

nga Xh M

Shkup, 29 qershor – Një familje 6 anëtarëshe nga Kondova ka mbetur pa kulm mbi kokë. Shtëpia e vjetër ku jetonte familja është dëmtuar edhe më shumë nga stuhitë e ditëve të fundit.

“Kjo shtëpi që shihni prapa meje ishte e dëmtuar, por stuhitë dhe breshëri e shkatërruan të gjithën”, tha gazetari Betim Bajrami.

Mure të plasaritura dhe çati që pikonte, breshëri dhe stuhitë e forta ia shkatëruan shtëpinë dhe ia pamundësojnë jetesën në këtë objekt familjes Gjoreci.

Për shkak se çatia e shtëpisë pikonte gjithkund, familja kishte ndërprerë energjinë elektrike për të parandaluar ndonjë fatkeqësi edhe më të madhe.

“Kjo është gjendja, gati tre ditë është duke pikuar, e fundit ishte që vijnë edhe nga jashtë prej rrugës, nuk mund të banosh këtu në këtë shtëpi, jemi 6 anëtarë të familjes, dhe jemi strehuar tek një familjarë, nuk mundet, nuk janë kushte për jetesë, jam me femijë të vogël nga 5 deri në 10 vjec, ku do i lëshë këtu!?”, tha Melaqim Gjoreci

Familja që tani mund të thuhet se ka mbetur pa kulm mbi kokë, shpreson në ndihmën e bamirësve./tvklan.mk/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More