Policia e Fierit shoqëron 5 të rinj pasi dyshohet se janë autorë të djegies së një lokali në bregdet

nga D. V.

Policia e Fierit ka shoqëruar në komisariat pesë të rinj, ndërsa ka shpallur një tjetër në kërkim, pasi dyshohen se janë autorët e djegies së një lokali në plazhin e Darëzezës dy ditë më parë.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 30.03.2025, mbi djegien e një lokali në plazhin e Darëzezës, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale në lidhje me rastin, u ndaluan shtetasit A. T., 23 vjeç, E. M., 20 vjeç, A. S., 20 vjeç, E. L., 19 vjeç dhe D. L., 19 vjeç, të pestë banues në Fier, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. R., 19 vjeç, pasi dyshohen si autorë të këtij rasti. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. R., si dhe në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime për të individualizuar përgjegjësinë penale të secilit prej këtyre shtetasve, si dhe për të dokumentuar shkakun e zjarrit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More