Fatmir Dehari: Blendian Qazimi – krenaria e Kërçovës në sportin e bilardos!

nga Redaksia

Kërçovë, 15 shtator – Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari sot ka pritur në takim sportistin e bilardos Bledian Qazimi.

“Blendiani, djaloshi i ri kërçovar, po shkëlqen jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në mbarë Ballkanin.
Suksesi i tij është frymëzim për të gjithë të rinjtë që ndjekin ëndrrat me përkushtim dhe punë të palodhur.

Sot pata kënaqësinë t’i dorëzoj mirënjohje për arritjet e tij të jashtëzakonshme, ndërsa ai më nderoi duke më dhuruar njërin prej trofeve të fituar – një gjest që tregon madhështi shpirtërore dhe modesti të rrallë.

🏆 Arritjet e Blendian Qazimit:
• 2 herë Kampion i Ballkanit (U19)
• 1 herë Kampion i Maqedonisë së Veriut (U19)
• 1 herë Kampion i Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut
• 1 herë Kampion i Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut

Një djalë i mrekullueshëm, një talent i jashtëzakonshëm dhe një ambasador i denjë i qytetit tonë.
I uroj suksese të mëtejshme në rrugëtimin sportiv dhe në studime, duke shpresuar për bashkëpunim të frytshëm edhe në të ardhmen.”, ka shkruar Dehari

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More