Fatmir Mexhiti emërohet drejtor i ri i Klinikës së Neurologjisë

nga D V

Shkup, 25 qershor – Ish-ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe Andon Çibishev janë drejtorët e rinj të Klinikës për Neurologji dhe Klinikës së Toksikologjisë, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.

Taravari ka konfirmuar se janë shkarkuar nëntë drejtorë ekonomikë, mes të cilëve edhe Besia Iljazi nga Klinika e Toksikologjisë.

“Nuk i mbaj mend të gjithë, por në mesin e tyre është edhe drejtoresha ekonomike e Toksikologjisë. Është emëruar edhe drejtori i ri dhe shpresoj që nesër të fillojë. Profesor Andon Çibishev është drejtori i ri i Toksikologjisë”.

“Nesër shpresoj që të caktojmë edhe drejtor të Onkologjisë, sepse aty është zgjidhja për u.d drejtor ka qenë që nga mesi i qershorit. Ka edhe drejtor të ri në Neurologjisë, ai është ish-ministri Fatmir Mexhiti”, tha Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More