FEIT hap dyert për studentët e ardhshëm

nga Redaksia

Shkup, 13 prill – Prezantimi i programeve studimore, vizita në laboratorë, biseda dhe shoqërim joformal shënoi ditën e sivjetme të hapur në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup.

Siç njoftojnë nga Fakulteti, laboratorët janë vizituar përmes lojës së njohur interaktive Scavenger HUNT.

Dekani i FEIT, prof.dr. Vladimir Atanasovski theksoi se çdo vit, tradicionalisht, organizojnë Ditën e Hapur me qëllim që studentët e ardhshëm t’i njoftojnë me të gjitha ngjarjet në Fakultet.

Në takimin me studentët e rinj morën pjesë përfaqësues të Dekanatit dhe të diplomuar nga FEIT.

Në ngjarjen e organizuar në oborrin e kampusit të fakulteteve teknike, tubimi pranveror ka vijuar me argëtim me DJ, board lojëra, lojëra sportive, pije dhe ushqime të mira, theksojnë nga FEIT. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More