Shkup, 28 nëntor – Në këtë ditë feste shqiptarët e Shkupit duhet të jenë të gëzuar dyfish, për faktin se sot festohet 112 vjetori i shtetit shqiptarë, dhe e dyta pasi shqiptarët po përfaqësohen dinjitetshëm në Maqedoninë e Veriut. Prandaj, po e nisim këtë ditë feste me një lajm të mirë për shqiptarët e Shkupit, që nuk ka problem që nuk ka zgjidhje, e zgjidhjen gjejnë vetëm të zgjedhurit e popullit. I tillë është edhe rasti me parkingjet në Shkup. Zëvëndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka informuar që ka siguruar 20 milionë euro nga Qeveria buxhet me të cilin do të ndërtohen garazhet në kate në Sheshin “Skënderbeu”, shkruan Zhurnal.
Izet Mexhiti siguroi 20 milionë euro për parkingje në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup –
Festat e Nëntorit nuk ka se si të festohen e shënohen ndryshe përpos që me projekte e arritje konkrete. E tillë është edhe arritja e fundit nga zëvendëskryeministri i parë në RMV, Izet Mexhiti, i cili pas përpjekjeve të tija arriti të sigurojë buxhet të nevojshëm për të përmbyllur një projekt të kamotshëm që ishte vetëm në letër si pasojë e mungesës së buxhetit.
Zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti, ka njoftuar se Qeveria ka ndarë 20 milionë euro për ndërtimin e garazheve në kate në Sheshit “Skënderbe” në Shkup. Mexhiti tha se do të ndërtohen 371 vende te reja parkimi.
“Qeveria ka vendosur të ndajë 20 milionë euro për financimin e projektit për ndërtimin e garazhit nëntokësorë shumëkatësh pranë Sheshit Skënderbeu në Shkup. Ky projekt shumëvjeçar parashikon ndërtimin e 371 vendeve të reja për parkim, të shpërndara në dy nivele nëntokësore në një sipërfaqe totale prej më shumë se 13.000 m2. Gjithashtu do të sigurohet një numër i përshtatshëm vendesh parkimi për personat me nevoja të veçanta. Me këtë rrumbullakoset Sheshi Skëndërbe”, tha Mexhiti.
Vetëm me projekte të tilla festat jehojnë më shumë e më mire –
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dëbuan BDI-në nga pushteti 20 vjeçar, këtë luks nuk e pati asnjë parti në Evropë që të qëndrojë kaq gjatë në pushtet. Por, edhe fundi i kësaj erdhi. Personalisht askush nuk kishte problem me askënd, por problemi ishte më i madh ishte kolektiv, që si pasojë e pushtetit jetëgjatë kishin krijuar komoditet të tepruar dhe nuk mendonin të bënin punë konkret në interes të qytetarëve.
Prandaj, me ardhjen e VLEN në pushtet gjërat ndryshuan për së mbari, sepse ky koalicion i sapo futur në pushtet arriti që akoma pa përfunduar gjashtëmujorin e parë të dalë përballë qytetarëve me një listë konkrete të projekteve që kanë realizuar e janë në proces të realizimit.
Po flasim për projekte që u kanë munguar qytetarëve, prandaj partitë politike nuk duhet të bëjnë mrekulli por vetëm të realizojnë atë që e kanë premtuar. Izet Mexheti nga pozita e zëvndëskryeministrit të parë në Qeverinë e RMV-së ka dhënë vetëm lajme të mirë e lajme të mëdha.
Pas lajmit që zëvëndëskryeministri Mexhiti kumtoi që Qeveria ka ndarë 34.5 milonë euro për kampusin universitar „Nënë Tereza“, pas lajmit që janë ndarë grant prej 50 milionë euro për mjedisin, vijoi edhe lajmi i madh që janë ndarë 20 milionë euro për ndërtim të parkigjeve në kate.
Kjo qasje e dhënjes së lajmeve të mira e shumë të pritura për qytetarët, rrit edhe më shumë besimin në këtë opsion politik që këta atë që e premtojnë bëjnë çmos deri sa ta realizojnë. Megjithatë, flasim për projekte që nuk bëhen për pikë politike por për rregullimin e problemeve dekadëshe me të cilat janë përballuar qytetarët e këtij vendi.
Mungesa e parkingjeve shkaktonte kaos, falë Mexhitit dhe Qeverisë aktuale ky koas do të evitohet –
Parkingjet nuk janë vetëm thjesht hapësira territori por janë shkak që zgjidhin shumë probleme. Kaosi që shkaktohej në Sheshin „Skënderbeu“ si pasojë e mungesësë së parkingjeve shpesh kishte shpier në sharje e rrahje mes qytetarëve sepse kishte bllokim daljesh, bllokim veturash, lodhje e stres i panevojshëm.
Në Shkup mund të humbasësh orë të tëra për të gjetur një vend për ta parkuar veturën, ndërkohë që kudo mund të shohësh vetura të parkuara vend e pa vend. E gjithë kjo katrahurë në komunikacionin e kryeqytetit bëhet për si pasojë e mungesës së hapësirës së mjaftueshme për parking. Kjo ka ndikuar që në Shkup çdo ditë të largohen automjete me ndihmën e merimangës dhe janë shqiptim të dënimeve që shpesh herë kanë qenë të papërballueshme për qytetarët.
Por, kjo gjë më ngelet pjesë e së kaluarës së hidhur, sepse me ndarjen e buxhetit dhe planifikimin e ndërtimit të parkingjeve në kate kjo katrahurë nuk do të shihet. Ky vendim e ky projekt do të ndihmojë që shkupjanet dhe qytetarët tjerë të frymojnë lirshëm, më mirë, ashtu siç i ka hije. Urojmë që projektet e tilla të shtohen, e politikanët që në rast të parë vendosin interesin e qytetarëve të shpërblehen nga qytetarët. /Zhurnal.mk