Menduh Thaçi uron festën e pavarësisë së Shqipërisë

nga D V

Shkup, 28 nëntor – Me rastin e festës së ditës së pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar popullin shqiptar anembanë.

“Me rastin e Ditës së pavarësisë së Shqipërisë, nderojmë me krenari forcën, qëndresën dhe unitetin e popullit shqiptar. Kjo ditë shënon një moment historik, duke reflektuar sakrificat dhe vendosmërinë që formësuan një Shqipëri të lirë dhe të pavarur. Uroj që fryma e kësaj dite të frymëzojë harmoni dhe sukses për popullin shqiptar anembanë. Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, ju uroj Ditën e pavarësisë!”, thekson Thaçi në urimin e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More