Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, akset që do të bllokohen

nga D. V.

Tirana do të mirëpresë më 6 qershor edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës dhe Mikpritjes, “Bread & Heart/ Festival”.

Me rastin e zhvillimit të Festivalit, Policia e Tiranës informoi qytetarët se nga ora 22:00 deri në orën 23:30 të datës 06.06.2025, do të bllokohen akset: nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme me bashkinë e Tiranës; ”Myslym Shyri”; “Ibrahim Rugova”; bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rruga “Abdi Toptani” deri te rruga “George W. Bush”.

Gjithashtu, do të bllokohen vendqëndrimet e autobusëve, në rrugën “28 Nëntori”, pas godinës së TOB.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për zbatimin e këtyre masave, të cilat kanë si qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe mbarëvajtjen e Festivalit.

Dita e Hapur e Festivalit do të zhvillohet në ndërtesën “Book Building” një vepër arkitektonike pranë “Sheshit Skënderbej”, ku do të ekspozohen projekte dhe dizenjo eksperimentale të frymëzuara nga Shqipëria dhe njerëzit e saj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More