Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi sot me unanimitet për hapjen e kutive në qarkun e Dibrës.
44 kuti do të hapen për rinumërimin e votave të Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore për të parë votat preferenciale mes kandidatëve.
Sipas KAS, ky proces do të fillojë ditën e mërkurë, datë 11 qershor 2025, ora 09:30.
Nga Qarku i Dibrës, Partia Demokratike fitoi dy mandate deputetësh, nga lista e mbyllur, Xhelal Mziu dhe Denisa Vata.
Ndërsa Partia Socialiste fitoi dy deputetë nga lista e mbyllur Blendi Klosin dhe Alma Selamin, ndërsa Agron Malaj fitoi në listë të hapur.