Fetai dhe Taravari takojnë presidentin Begaj: Ndërtimi i Korridorit 8 kontribuon për siguri më të madhe dhe zhvillim të qëndrueshëm

nga Xh M

Tiranë, 21 nëntor – Zëvendëskryeministri i ngarkuar për qeverisjen e mirë, Arben Fetai së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari sot në Tiranë kanë zhvilluar takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Fetai dhe Taravari kanë uruar presidentin Begaj që Shqipëria filloi bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Evropian dhe shprehën shpresën se Maqedonia e Veriut së shpejti do t’i bashkohet kësaj rruge e cila është me rëndësi jetike për të dyja vendet.

“Në takim u diskutua për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellë, veçanërisht në fushat me interes të përbashkët. Fokusi u vendos në ndërtimin më të shpejtë të Korridorit 8 i cili do të kontribuojë në sigurinë e përbashkët, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përshpejtimin e integrimit evropian”, thuhet në kumtesën e kabinetit të zëvendëskryeministrit Fetai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More