Fetai: Dodik si mohues i gjenocidit në Srebrenicë nuk meriton hapësirë në Shkup

nga D V

Shkup, 29 janar – Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka reaguar rreth vizitës së fundit të Milorad Dodik në Shkup. Ai ka shkruar se t’i japësh tribunë Milorad Dodikut në Shkup është vendim i gabuar dhe i papranueshëm. “Dodik është një politikan që nxit konflikt, mohon gjenocidin në Srebrenicë, minon sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës dhe mbështet politika që destabilizojnë rajonin.

Për më tepër, ai është i sanksionuar nga SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar për korrupsion dhe veprime që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Një person i tillë nuk mund dhe nuk duhet të marrë hapësirë në vendin tonë.

Shkupi është dhe duhet të mbetet qytet i dialogut, bashkëpunimit dhe paqes, jo platformë për promovimin e ideve anti-BE, anti-NATO dhe anti-demokratike që kërcënojnë të ardhmen e rajonit”, ka shkruar Fetai, zëvendëskryeministër. Angazhimi ynë, siç ka shkruar Fetai, ndaj vlerave demokratike evropiane si shoqëri multi-nacionale dhe multi-fetare, nuk guxon të vihet në rrezik duke i dhënë zë një personi si Dodik!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More