Fetai ia kujton BDI-së, “Monstrën”, “Alfën”, “Sopotin”, vrasjen e Almir Aliut…

nga D V

Shkup, 22 gusht – Zv.kryeministri për politika dhe qeverisje të mirë, Arben Fetai, e ka akuzuar BDI-në, për sjellje vazale në të gjitha qeveritë në të cilat ka marrë pjesë, shkruan gazeta LAJM.

Ai i ka kujtuar partisë së Ahmetit, disa nga rastet e montuara kundër shqiptarëve që kanë ndodhur gjatë qeverisjes së BDI-së.

“Unë mendoj se më së paku i shkon BDI-së që të kritikojë dikë për mungesë të fuqisë vazalitet kur e dimë se sa kanë qenë vazal thuajse në të gjithë gjitha qeveritë ku kanë marrë pjesë. Kujtojmë se BDI-ja në qeverisjen e tyre ka prodhuar dhjetëra raste të montuara politike. Mos t’i përmendi të gjitha me radhë, janë Sopoti, Monstra, Alfa, ishte rasti i Almirit të vogël i cili u vra në Kumanovë, nga një bandit, kriminel i afërt me LSDM-në e cila u kalua në heshtje nga BDI-ja. Pra, BDI-ja më së paku mund t’i mbajë leksione dikujt për vasalitet. BDI-ja duhet të përgjigjet për krimet e tyre korruptive dhe për mosveprimin e tyre në raste të caktuara, si rasti Alfa ku e dimë se njeriu i akuzuar pa pikë faji vdiq në burg, ndërsa i bashkakuzuari tjetër vazhdon të mbetet në burg, kur të gjithë e dimë në bazë të ekspertizës ndërkombëtare që ata dy janë të pafajshëm”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More