Strugë, 31 maj – Zëvendës kryeministri Arben Fetai sot me bashkëpunëtor dhe aktivistë të ASH kanë takuar qytetarë të zonës së V zgjedhore.
Dëgjojmë. Veprojmë. Vazhdojmë. Sot përshkruam njësinë zgjedhore numër 5, cep më cep, zemër më zemër, për të takuar aktivistët e ndryshimit që nuk ndalet.
E nisëm nga Dollneni, ku duart e ndershme të fermerëve janë themeli i zhvillimit dhe krenarisë sonë kombëtare.
Më tej ndaluam në Kërçovë, në Uskanën tonë të lashtë, djep i historisë dhe qëndresës shqiptare ndër shekuj.
Në Strugë, na përshëndeti flladi i liqenit dhe zëri i Drinit që rrjedh mes Toskërisë dhe Gegnisë — aty ku uji dhe fjala bashkohen për të krijuar simfoninë e bashkëjetesës.
Ditën e përmbyllëm në Dibër, në vatrën e arsimit dhe kulturës shqiptare, në vendlindjen e rilindasve si Said Najdeni (Sheh Shamia) dhe e dhjetëra patriotëve të tjerë me kontribute të pavdekshme në historinë tonë kombëtare.
Kudo që shkuam: entuziazëm, fytyra të buzëqeshura dhe besim i palëkundur në rrugën që kemi nisur bashkë.
Fryma e ndryshimit jehon nga çdo skaj dhe ne jemi këtu për të dëgjuar, për të vepruar, për të vazhduar, dhe mbi të gjitha, për të mos e tradhtuar kurrë besën e dhënë.