Fetai në Tiranë: Integrimi evropian, shtyllë kryesore për transformimin e shoqërisë sonë

nga D. V.

Shkup, 10 shtator – Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka marrë pjesë sot në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje në Tiranë, ku ishte panelist në sesionin me temë “A është agjenda e integrimit evropian shpresa e vetme për vendet e Ballkanit Perëndimor?”.

Në fjalimin e tij, Fetai ka theksuar përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj reformave evropiane dhe bashkëpunimit rajonal. Ai kujtoi se Agjenda e Reformës, e miratuar këtë vit, fokusohet në sundimin e ligjit, administratën efikase, mundësitë e bazuara në meritë dhe përmirësimin e shërbimeve publike në arsim dhe shëndetësi. “Reformat nuk janë vetëm për anëtarësimin në BE, por për të transformuar jetën e qytetarëve tanë dhe për të kontribuar në evropianizimin e shoqërisë”, theksoi Fetai.

Ai shtoi se integrimi evropian është shtyllë kryesore për rajonin, jo vetëm si një proces teknik, por si një projekt politik i bazuar në vlera të përbashkëta si solidariteti, drejtësia dhe dinjiteti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More