Fetai padit Qamil Kovaçin për shpifje: Shihemi në gjykatë

nga Redaksia

Shkup, 10 gusht – Zëvendëskryeministri, Arben Fetai, ka reaguar ashpër ndaj një postimi të një ish funksionarit të BDI-së, Qamil Kovaçi, i cili, sipas tij, ka shpërndarë një deklaratë të rreme duke keqpërdorur fotografinë e tij dhe logon e VLEN-it për të manipuluar opinionin publik.

Në reagimin e tij publik, Fetai e ka cilësuar këtë si “një shpifje të ulët dhe një sulm ndaj dinjitetit personal”, duke theksuar se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur nderin e tij.

“Kur një i vetëquajtur ‘profesor,’ i paguar nga taksat tona, bie në këtë nivel rrugaçërie, kjo tregon jo vetëm dështimin e tij personal, por edhe gjendjen e mjerueshme të sistemit që BDI-ja e ka instaluar për dy dekada me radhë”, ka shkruar Fetai.

Ai gjithashtu ka kujtuar se, sipas informacioneve në media, Kovaçi është përmendur për skandale dhe sjellje të papranueshme gjatë kohës kur ka drejtuar Spitalin Psikiatrik të Bardovcës. Sipas Fetait, veprimet e fundit të Kovaçit tregojnë frikën se do t’i ndalen abuzimet dhe interesat që, sipas tij, BDI-ja i ka mbrojtur për vite me radhë.

“Unë nuk do të lejoj që shpifja, gjuha e urrejtjes dhe mashtrimi të bëhen normë në shoqërinë tonë. Qamil Kovaçi, ti dhe çdo kush tjetër që zgjedh rrugën e shpifjes, do të përballeni me pasojat. Shihemi në gjykatë”, ka përfunduar zëvendëskryeministri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More