Fetai: Pikat kufitare me Kosovën u bënë, vjen edhe ligji për përfaqësim të drejtë

nga Xh M

Shkup, 12 prill – Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka theksuar arritjet më të fundit të qeverisë, duke veçuar funksionalizimin e pikave të përbashkëta kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Shumë shpejt, bëhet edhe ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat”, shkruan Fetai, duke shtuar se këto janë vetëm fillimi i një varg projektesh strategjike që shqiptarët i kanë pritur për dekada.

Në fund të deklaratës së tij, ai ka përdorur një shprehje popullore për t’iu përgjigjur kritikëve: “Qentë lehin, karvani ecën.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More