Fetai takon ambasadorin Dugolli në Washington: Koordinim i ri për çështjet rajonale

nga Xh M

Uashington, 8 dhjetor – Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka zhvilluar një takim në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington, ku është pritur nga ambasadori Ilir Dugolli.

Gjatë bisedës, të dy palët janë fokusuar në situatën aktuale në rajon dhe në mënyrat për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Fetai theksoi se koordinimi i politikave në arenën ndërkombëtare mbetet element kyç për avancimin e agjendave të përbashkëta.

“Ky bashkëpunim mbetet thelbësor për të gjithë ne, një partneritet që na obligon të punojmë me seriozitet dhe që na jep forcë për të avancuar interesat e përbashkëta, stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor kudo që përfaqësohemi”, u shpreh ai pas takimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More