Fetai: Vjen ndryshimi edhe në ITSHKSH, pas 11 vitesh, Instituti me drejtor të ri

nga Xh M

Shkup, 27 maj – Zëvendskryeministri Arben Fetai përmes nje postimi ne profilin e tij ne Facebook ka shkruar se pas psas 11 vitesh vjen ndryshimi edhe në udhëheqësinë e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup.

”Në seancën e sotme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut emëroi profesor Besnik Eminin si drejtor të ri të këtij institucioni të rëndësishëm për shqiptarët. Prof. Besnik Emini është historian me përvojë të gjatë, punëtor i lartë shkencor në kuadër të Institutit dhe autor i një sërë studimesh në fushën e historisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Ai njihet për integritetin e tij akademik dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të mëtejshëm të studimeve shkencore mbi trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve.Ky ndryshim konsiderohet si një hap i domosdoshëm drejt depolitizimit dhe profesionalizimit të ITSHKSH-së, në funksion të rritjes së transparencës institucionale, forcimit të cilësisë shkencore dhe përmbushjes së misionit të tij kombëtar”, ka shkruar Arben Fetai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More