Feti Abazi nga Kallniku, fillon rikonstruimin e rrugës në hyrje të fshatit

nga Xh M

Bogovinë, 12 nëntor – Ashtu siç e nisi kampanjën zgjedhore nga fshati Kallnik, edhe projektin e parë urbanistik e ka filluar në këtë fshat, me fillimin e punimeve për rikonstruimin e rrugës në hyrje të fshatit. Kryetari i komunës së Bogovinës, Feti Abazi, ka njoftuar lajmin e këtij aktivitetit, në faqen e tij zyrtare, në Facebook:

“”Me këmbë të mbarë” 🛠️⚠️🚧

Në Kallnik fillon puna e parë me rikonstruimin e rrugës në hyrje të fshatit”, ka shkruar ai.

Përpos këtij projekti, kryetari i komunës së Bogovinës, për këtë fshat ka premtuar edhe:
1. Izolimin dhe mburrojat e shkollës fillore.
2. Kënd lojërash.
3. Rrugën Kallnik-Pallçisht.
4. Hapja e rrugës malore mbi fshat.
5. Bazen dhe rrjet i ri i ujësjellësit, dhe
6. Rritje e efikasitetit energjetik dhe kanalizim në fshat.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More