Filipçe ka falënderuar ish kancelarin Sholc për mbështetjen e tij për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

nga Redaksia

Shkup, 28 qershor – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe ka falënderuar ish kancelarin gjerman, Olaf Sholc për mbështetjen e Gjermanisë për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Siç informojnë nga LSDM-ja, të dy u takuan sot në Berlin në kuadër të Kongresit të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).

“Në emër të LSDM-së dhe të gjithë qytetarëve tanë, Filipçe shprehu mirënjohje të sinqertë për mbështetjen e fortë dhe parimore që Gjermania nën udhëheqjen e Sholcit ia dha Maqedonisë në procesin e eurointegrimit, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme nga Qeveria dhe SPD – partia simotër e LSDM-së për mbrojtjen e identitetit maqedonas”, thuhet në komunikatë.

Filipçe ka shprehur mirënjohje për mbështetjen, veçanërisht për rezolutën e Bundestagut gjerman në vitin 2023 e cila, theksoi ai, “dërgoi një mesazh të fortë dhe mbështetje për gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas”.

“Ky ishte rezultat i politikës prej burrështetasi të LSDM-së dhe bashkëpunimit me Socialdemokratët gjermanë. Politikat e gabuara të qeverisë aktuale gjatë vitit të kaluar kanë rrezikuar të gjitha këto suksese”, shtoi Filipçe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More