Filipçe: Kandidatët për kryetar komunash duhet të kenë kualifikimet dhe përvojën e nevojshme

nga D V

Shkup, 4 mars – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka bërë të ditur se LSDM-ja do të garojë me kandidatët më të mirë për kryetar komune dhe këshilltarë në zgjedhjet lokale.

“Do t’i përzgjedhim në një proces të gjerë konsultativ, në radhë të parë me anëtarësinë, e më pas me anketa me të gjithë qytetarët.

Qytetarët meritojnë të udhëhiqen nga më të mirët dhe ata që mund të kontribuojnë më së shumti për secilën komunë. Krahas mbështetjes së anëtarëve dhe qytetarëve, kandidatët duhet të kenë kualifikimet dhe përvojën e nevojshme për pozicionin për të cilin konkurrojnë.
“Sot në Koçan, në një takim pune me kryesinë e re, biseduam për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve”, shkruan Filipçe në profilin e tij në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More