Filipçe paralajmëron pastrim të madh në LSDM, sonte do të kërkojë dorëheqjen e të gjithë Bordit Ekzekutiv

nga Xh M

Shkup, 2 dhjetor – Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, në emisionin “Direktno” në “Telma” paralajmëroi se në mbledhjen e sotme të Bordit Ekzekutiv, organi më i lartë i partisë, do të kërkojë dorëheqjen e të gjithë anëtarëve aktualë.

“Bëmë analiza brenda partisë në të gjitha nivelet, ku rezultatet ishin të ndryshme. Kishte komuna ku dështuam, por edhe ku treguam rezultate. Bazuar në të gjitha analizat dhe bisedat, si dhe përgatitjen e strategjisë së mëtejshme të partisë, tashmë sot, pra sonte, do të kemi një mbledhje të Bordit Ekzekutiv ku do të kërkoj dorëheqjen e të gjithë anëtarëve, dhe në një nga mbledhjet e ardhshme do të zgjidhet një udhëheqje e re dhe përbërja e re e partisë”, tha Filipçe.

Ai shtoi se për funksionet do të zgjidhen “personat më kompetentë për pozitat”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More