Filloi ndërtimi tri shtëpive në veri, nga 200 sosh që do t’i ndërtojnë MAPL dhe “Jetimat e Ballkanit”

nga Xh M

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe kryetari i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, kanë qëndruar në tri familje në veri të Kosovës të cilave sot është filluar t’u ndërtohen shtëpitë e reja.

Kastrati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “bashkë me ministrin e Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi, vizituam tre familje në këtë zonë, të cilave ua kumtuam lajmin e gëzueshëm se do të bëhen me shtëpi të reja”.

“Ju rikujtojmë se kemi një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Pushtetit Lokal për ndërtimin e 200 shtëpive në Veri, ku 100 prej tyre do të ndërtohen nga Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’.

Sot filluam me tri shtëpi, ndërsa gjatë javëve të ardhshme do të vazhdojmë me ndërtimin e të tjerave”, ka shkruar Kastrati.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More